Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, me dyshimin e bazuar për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrim ndikimi” dhe “dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale”.
Krasniqit i llogaritet masa e paraburgimit nga 1 marsi deri më 31 mars, mëson KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë ndaj asistentes së tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej një muaji. Edhe ajo dyshohet për keqpërodim të detyrës zyrtare.
Arresti shtëpiak vlen deri më 31 mars. Asaj i ndalohet të largohet nga shtëpia e saj, ndërsa i ndalohet edhe çdo kontakt me personat me të cilët ajo nuk jeton. Nëse shkelet kjo masë, atëherë do të zëvendësohet me masën e paraburgimit.