Përditësim, 19:40 - I dyshuari për vrasjen e sotme në Gjakovë, që dyshohet po ashtu se është pronari i lokalit ku ndodhi rasti, është dorëzuar në polici.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar Lumni Graishta nga Policia e Kosovës në Gjakovë.
Mëngjesin e sotëm një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës.
I dyshuari për vrasjen gjendej në arrati.
Nga ky rast një tjetër person mbeti i plagosur mirëpo paraditen e sotme, Ilir Asllanaj, ushtrues detyre i shefit të Emergjencës në Gjakovë, bëri të ditur se gjendja e pacientit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Edhe
Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për vrasje në Gjakovë
“Rreth orës 5:20 ka ardhur një pacient i plagosur në Emergjencë. Menjëherë janë marrë masat, janë bërë disa ekzaminime të nevojshme. Pacienti është hospitalizuar në repartin e Ortopedisë. Gjendja e pacientit është stabile, jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.
Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë, i dyshuari në arrati
Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur sot në orët e hershme në Gjakovë.
“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes.
Elezaj ka thënë se aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Edhe
Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë
Njoftohet se prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë”.
Prokuroria ka bërë të ditur se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim.
“Gjithashtu, janë duke u mbledhur provat dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.
I plagosuri në Gjakovë, jashtë rrezikut për jetë
I plagosuri në Gjakovë nga të shtënat me armë zjarri në Çarshinë e Vjetër është dërguar në repartin e Ortopedisë në Spitalin e Gjakovës.
Ilir Asllanaj, ushtrues detyre i shefit të Emergjencës në Gjakovë, ka bërë të ditur se gjendja e pacientit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 5:20 ka ardhur një pacient i plagosur në Emergjencë. Menjëherë janë marrë masat, janë bërë disa ekzaminime të nevojshme. Pacienti është hospitalizuar në repartin e Ortopedisë. Gjendja e pacientit është stabile, jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.
Edhe
Një i moshuar gjendet i vdekur në banesën e tij në Gjakovë
Mëngjesin e sotëm ka humbur jetën një person si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, ndërsa një tjetër është plagosur.
I dyshuari, që dyshohet të jetë pronari i lokalit ku ndodhi rasti, është në arrati dhe po kërkohet nga Policia e Kosovës./KSP