Kronikë

Një i vdekur nga aksidenti mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë

Aksidenti me fatalitet në Prishtinë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë pasdites të së premtes në Prishtinë. 

Aksidenti ka ndodhur pranë sallës “1 Tetori”, midis një veture dhe një motoçiklete. 

Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes. 

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Edmond Hoxha’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, ka humbur jetën. Ekipet e mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes kanë konstatuar, se viktima, mashkull, është pa shenja jete. Njësia e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.