Një i mitur ka mbetur i vdekur si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur gjatë mëngjesit të së mërkurës në rrugën Carralevë-Komoran.
Policia ka njoftuar se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë-Komoran , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) i mitur është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.