Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve në diasporë “ia ka kthyer apetitin për pushtet absolut” Albin Kurtit.
Në një shkrim në Facebook, Sadiku i ka ndërlidhur rezultatet edhe me përplasjet e fundit që akterë të Vetëvendosjes kanë pasur me figura të opozitës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas rezultateve në Kosovë, me 42.9%, Kurti e kuptoi se nuk mund të vazhdonte me bllokadë. Shpalli fitoren dhe deklaroi se do të bashkëpunonte me opozitën. Me numërimin e votave me postë, iu kthye apetiti për pushtet absolut, ose alternativisht për bllokadë dhe zgjedhje të përsëritura. Pikërisht në këtë kontekst duhen parë edhe deklaratat e Dejones sot: sulme ndaj figurave të luftës, ndaj kryetarit të Prishtinës dhe ndaj opozitës. Ofendime të qëllimshme që dëmtojnë çdo mundësi bashkëpunimi apo zgjidhjeje. Kjo nënkupton qartë se qëllimi i tyre është bllokada dhe zgjedhjet e përsëritura. Siç ka thënë edhe vetë ai, synimi është të shkojnë deri te 80 deputetë”, ka shkruar Sadiku në Facebook.
Vetëvendosje e Albin Kurtit në rezultatet preliminare në Kosovë mori rreth 43 për qind, ndërsa pas numërimit të votave në diasporë ajo u rrit në mbi 47 për qind.
Së fundmi ka nisur një përplasje në distancë mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe figurave të Partisë Demokratike me Dejona Mihalin, koordinatore për Komitete në Lëvizjen Vetëvendosje.