Kronikë

Një i lënduar nga përplasja midis veturës e motoçikletës në kryeqytet

Aksident

Foto: Ilustrim

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve të pësuara si pasojë e një aksidenti sot në Prishtinë.

Enis Pllana nga policia rajonale për Prishtinë, ka thënë për KosovaPress, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën “Xheladin Hana”.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë ai./KSP