Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në të cilin janë përfshirë dy vetura e që ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën Ferizaj-Prishtinë.
“Sot rreth orës 06:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKOHA ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Në fotografi shihet një veturë me dëmtime të konsiderueshme.
Si pasojë e aksidentit, ka pasur vonesa në trafik.