Të paktën një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur midis një veture dhe një motoçiklete të martën në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, ka thënë për KOHËN se i lënduari ka pranuar trajtim mjekësor.
Aksidenti, sipas tij, ka ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën “Muharrem Fejza”.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret trafiku i kryeqytetit”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i lënduar nga përplasja midis veturës e motoçikletës në kryeqytet
-
Katër të lënduar në një aksident mes dy veturave në Prishtinë
-
Një i lënduar nga aksidenti në rrugën Ferizaj-Prishtinë
-
Një i lënduar nga aksidenti tren-veturë në Prishtinë
-
Një këmbësor goditet nga vetura pranë objektit të Policisë në Prishtinë