Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nisin hetime ndaj shtetasit të Shqipërisë në Gjakovë për deklarim të rrejshëm

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka iniciuar rast për kallëzim të rremë ndaj një shtetasi të Shqipërisë, pasi kishte deklaruar rrejshëm se më 14 janar ishte shtënë me armë në drejtim të tij.

Ai është intervistuar në Gjakovë në prani të avokatit më 11 shkurt, e me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rasti po hetohet si “lajmërim apo kallëzim i rremë”.

“Pas hetimeve të zhvilluara dhe mbledhjes së provave i dyshuari shtetas i Shqipërisë, me 11.02.2025 është intervistuar në prani të avokatit lidhur me veprën penale ‘Lajmërim apo kallëzim i rremë’, pasi i njëjti kishte deklaruar rrejshëm se me datën e cekur në drejtim të tij ishte shtënë me armë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.