Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nga një muaj paraburgim për të arrestuarit në rajonin e Mitrovicës

Policia e Kosovës

Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim të pandehurve B.H., I.P., A.S., O.B., T.R., A.B., SH.S. dhe N.R., të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale “detyrim” dhe “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

16 persona janë arrestuar të mërkurën në një operacion policor në jug dhe veri të Mitrovicës, në Skenderaj dhe në Vushtrri, pas hetimeve disamujore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mesin e të arrestuarve është edhe një zyrtar policor i nacionalitetit serb, që dyshohet për krim të organizuar.

“Nga këto katër lokacioni e kemi një person të arrestuar. Ai është zyrtar policor, të cilin unë e kam suspenduar sipas të drejtave dhe përgjegjësive që unë i kam. Për mua është me rëndësi që ai është i dyshimtë në rastin e krimit të organizuar në të cilin është duke u hetuar dhe për këtë arsye është suspenduar, sepse është arrestuar”, ka deklaruar të mërkurën zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

Policia i ka kontrolluar 21 lokacione, si dhe janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, dy palë pranga, thikë, tyta të armës, fotrolla për armë dhe 1 DVR.