Një person është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Gjilan të enjten nën dyshimin se ka kryer veprën penale të mundësimit apo detyrimit në prostitucion.
Sipas njoftimit të kësaj prokurorie, ekziston dyshimi se i dyshuari M.M. duke ushtruar profesionin e taksistit ua ka mundësuar vajzave të moshave të ndryshme që të merren me prostitucion.
Ai dyshohet se ka caktuar takime me persona të ndryshim për shërbime seksuale, në këmbim të të hollave, dhe i ka dërguar nga Prishtina në Gjilan dy vajza të moshës 22 dhe 23-vjeçare. Për shërbimet seksuale të tyre dyshohet se i ka marrë 520 euro.
Nën dyshimin për këtë vepër penale, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar për trafikim me njerëz
-
Arrestohet i dyshuari për trafikim me njerëz në Gjilan
-
Aksion për shmangie tatimi në 35 autoparkingje në Gjilan e Viti
-
Kërkohet paraburgim për menaxherin e një moteli në Ferizaj, për mundësim të prostitucionit
-
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë