Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë një të dyshuar për “Frikësim gjatë procedurës penale” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” që lidhet me rastin “Brezovica”.
Njoftohet se i pandehuri R.K. ka kanosur me vrasje të dëmtuarin, i cili është dëshmitar bashkëpunues në çështjen penale të njohur si “Brezovica”.
“I pandehuri R.K., më 21 mars 2026, në restorantin ‘Mero’ cili gjendet në fshatin Uglar- Komuna -Fushë-Kosovë, ka kanosur seriozisht se do ta vrasë të dëmtuarin i cili ishte i pranishëm në një dasmë, me fjalët ‘vetëm qenke me fëmijë se pa të vra në këtë vend nuk e kisha lan’, i cili është edhe dëshmitar bashkëpunues në çështjen penale të njohur si ‘Brezovica’ me qëllim të frikësimit të tij që të përmbahet nga dhënia e deklaratave në këtë çështje penale e cila është në shqyrtim gjyqësor në Gjykatën Themelore në Pejë”, thuhet në njoftim.
Njoftohet se personi i ndaluar R.K., ka qenë i pandehur në rastin e njëjtë për shkak të veprës "Shmangie nga tatimi".
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Pejë.
-
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për kanosje të dëshmitarit të rastit “Brezovica”
-
Arrestohen katër persona në Ferizaj për kanosje dhe armëmbajtje pa leje
-
Video me armë dhe kërcënime ndaj ish-bashkëshortes, ndalohet një person në Obiliq
-
Ndalohet një i dyshuar për kërcënimin e gazetarit Betim Musliu dhe redaksisë së “Betimit për Drejtësi”
-
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për kanosje ndaj një gazetari