Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohet një roje pylli në Kamenicë, lëshonte fletëpërcjellje për masë drusore që vinte nga Serbia

arrestim

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një roje pylli, zyrtar në Agjencinë Pyjore të Kosovës, për keqpërdorim të pozitës. 

Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë zbatimit të planit operativ “Gatishmëria” përmes vëzhgimit me dron, ka identifikuar zyrtarin që po tejkalonte kompetencat zyrtare. 

Sipas njoftimit të Prokurorisë, S.H. ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke damkosur dhe lëshuar fletë përcjellje për masë drusore të sjella në mënyrë ilegale nga Serbia, për në fshatin Shahiq, Komuna e Kamenicës. 

Pas pranimit të kallëzimit penal, Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit ka filluar hetimet si dhe ka paraqitur kërkesën për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.