Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohet një person në Pejë për kontrabandë me emigrantë

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Një person është ndaluar në Pejë pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë hasur katër pasagjerë qytetarë të huaj.

Pas kontrollit, prokurori kujdestar lëshoi aktvendimin për ndalimin e të dyshuarit derisa me personat e tjerë sipas raportit të Policisë së Kosovës do të vijojnë procedurat e rregullta.

“Njësia patrulluese ka ndaluar një automjet me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në automjetin e tij janë hasur katër pasagjerë qytetarë të huaj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar-drejtuesit të automjetit, ndërsa me personat do te vijojnë procedurat e rregullta”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti është cilësuar si “Kontrabandë me emigratë”