Një sulm fizik mes tre personave ka ndodhur të mërkurën në Mitrovicë të Veriut pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.
Shefi i planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut, Erduan Baliqi, ka thënë se një person dyshohet se ka sulmuar dy persona të tjerë - babë e djalë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQë të tre personat e përfshirë kanë kërkuar trajtim mjekësor.
“Pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion një person i dyshuar i ka sulmuar dy persona, babë dhe djalë. Një person është arrestuar dhe dy viktimat i kemi sjellë në stacion. Të tre kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Baliqi për KosovaPressin.
Ai shtoi se policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit. Tash për tash nuk raportohet për të arrestuar të mundshëm.