30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate janë mbyllur në një aksion të gjerë inspektimi nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, inspektorët nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe me inspektorët nga Inspektorati Qendror i Punës,
Janë inspektuar 114 subjekte ekonomike, përkatësisht 67 qendra masazhi, 47 lokale me muzikë nate.
“Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave të tyre ligjore, kanë bërë mbyllje të përkohshme të 30 operatorëve ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kjo mbyllje është për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Industrisë.
Ndaj operatorëve ekonomikë që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, janë shqiptuar 33 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.
-
Mbyllen 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate
-
Aksioni për trafikim: 15 të arrestuar, mbyllen 10 qendra masazhi e nëntë lokale të muzikës live
-
Mbyllen dy qendra masazhi në Gjakovë e një në Rahovec, shqiptohen pesë gjoba
-
Inspektorati mbyll 26 motele dhe vila në Kosovë dhe shqipton 27 masa ndëshkuese
-
Mbyllen 6 biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve