Kronikë

Konfiskohen narkotikë në Prishtinë, një i dyshuar arrestohet e tjetri arratiset

narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për trafikim me lendë narkotike në Prishtinë, ndërkohë që një tjetër thuhet se është arratisur. 

“Në vazhdën e trajtimit të rastit, hetuesit e anti-drogës dje (18.09.2025), në orët e mbrëmjes, kanë realizuar një plan taktik për të kapur të dyshuarit. Policia ka arritur ta ndalojë automjetin me të cilin po udhëtonin të dyshuarit, ku gjatë kontrollit tek njëri i dyshuar është gjetur substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë 0.6 gram dhe substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.5 gramë”, thuhet në njoftim. 

Gjatë realizimit të planit, një i dyshuar tjetër me veturë, me të vërejtur policinë, thuhet se e ka braktisur veturën dhe ka arritur të ikë. I dyshuari  thuhet se në tokë ka hedhur një qese me substancë që dyshohet të jetë marihuanë me peshë p 41.8 gramë, kurse në veturë janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale edhe 180 euro dhe një telefon.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të është kontrolluar banesa e njërit të dyshuar, ku janë gjetur dhe janë konfiskuar provat: pesë qese me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë me peshë 545.6 gramë, një peshore dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin. Në banesën e të dyshuarit tjetër janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë: substancë që dyshohet të jetë narkotike- marihuanë me peshë 9.2 gramë, 15 kuti plastike të mbjella me kërpudha narkotike, 179 kavanozë të mbushur me fara në fazën e prodhimit për kërpudha narkotike”, thuhet në njoftim.

Me aktvendim të prokurorit i dyshuari L. A. thuhet se është dërguar në mbajtje për 48 orë.