Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgim ndaj dy personave për “falsifikim të parasë”, “falsifikim të dokumentit” dhe “tregti të ndaluar”.
L.F. dhe H.I. dyshohet se më 9 tetor në Kamenicë kanë zhvilluar veprimtari të paautorizuar të shitblerjes së cigareve të llojit “Winston”, në vlerë prej 14.7000 eurove me qëllim të dërgimit nëpërmjet rrugëve ilegale në Serbi.
“Sipas kërkesës, i pandehuri L.F., më datën 9 tetor 2024, në komunën e Kamenicës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror ka zhvilluar veprimtari të paautorizuar të shitblerjes së produkteve duke shmangur taksat e obligueshme, ashtu që pas kontrollit nga Njësia e Task Forcë DRK - Lindja, në veturën e tij janë gjetur 14 paketime, me 700 boksa cigare të llojit Winston, pa dokument apo faturë mbi prejardhjen e mallit, në vlerë rreth 14.700 euro, të cilat ka pasur për qëllim që përmes rrugëve ilegale ti dërgonte në Serbi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Në njoftim thuhet se i pandehuri H.I. ka vënë në qarkullim para të falsifikuara, në vlerë prej 640 eurove. Ata gjenden nën masën e ndalimit 48 orë.
-
Aktakuzë për falsifikim parash, i akuzuari tentoi t’i fuste në përdorim 105 mijë euro false
-
Kërkohet paraburgim për 5 të dyshuarit, falsifikuan dokumentin e një të vdekuri për shitje parcelash
-
Kërkohet paraburgim për tre shtetas të Shqipërisë që u kapën me 1 milion euro të padeklaruara
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy shtetasve palestinezë për falsifikim të parave në Ferizaj
-
Policia nis hetim për para false që u pranuan nga 1 qershori deri në nëntor