Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dyshuarit janë arrestuar nga një operacion policor “Delivery”, të organizuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Rajonin e Prishtinës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, i ka propozuar Gjykatës masën e paraburgimit prej 1 muaji, meqë sipas Prokurorisë ekziston rreziku që nëse të dyshuarit lirohen, mund të arratisen dhe të braktisin territorin e Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, sipas Prokurorisë ekziston rreziku që të dyshuarit do të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë ose falsifikojnë provat ose gjurmët e veprës penale, si dhe do të pengojnë mbarëvajtjen e procedurës penale duke ushtruar ndikim mbi dëshmitarët, të dëmtuarit ose bashkëpjesëmarrësit.
Sipas kërkesës së Prokurorisë të cilën e ka siguruar KOHA, “me datën 25.03.2026, rreth orës 14:30, fillimisht janë vërejtur në daljen e autostradës, më saktësisht në rreth rrotullimit në afërsi të pompës së derivateve 'Shell Petrol' në Veternik - Prishtinë, në automjet të markës 'Golf 8' me targa regjistrimi …, të cilin e drejtonte i dyshuari i dytë L.O, derisa pasagjer ishte i dyshuari i parë E.Ll, kur kanë vërejtur hetuesit e policisë, filluan të iknin me shpejtësi të madhe, dhe kur ishin në fshatin Raskogë, zyrtarët policorë kanë vërejtur se pasagjeri përkatësisht i dyshuari i parë, E. Ll, përmes dritares së automjetit hodhi një qese të mbushur me substancë të dyshuar për të cilën dyshohet se ishte narkotik i llojit Marihuanë me peshë përgjithshme 1117,5 gramë, pas kësaj në fshatin Nedakovcë u ndaluan me bllokimin e rrugës dhe u arrestuan nga ana e zyrtarëve policorë, ku në automjet u gjetën: një pako e madhe narkotikë për të cilën dyshohet se është narkotik i llojit Marihuanë, me peshë të përgjithshme 1118,8 gramë, një pako e madhe narkotiku për të cilën dyshohet se eështë narkotik i llojit Marihuanë, me peshë të përgjithshme 1103,0 gramë, një cigare e mbushur me substancë narkotike, për të cilën dyshohet se është narkotik i Ilojit Marihuanë me peshë përgjithshme 1,5 gramë".
Në kërkesë të Prokurorisë thuhet se më datën 25.03.2026, në Prishtinë, gjatë bastisjes së banesës, janë hasur i dyshuari i tretë A.F dhe i dyshuari i katërt F.T, dhe dëshmitari Xh.S, dhe në dhomën ku ndodheshin të dyshuarit u gjetën: një sasi bari për të cilën dyshohet se është narkotik i llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme 2,7 gramë, një kavanoz me bari por të cilën dyshohet se është narkotik i llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme 6,2 gramë, një peshore digjitale, qese të zbrazëta najloni për paketim, sasi e mbetur narkotike për të cilën dyshohet se është narkotik i llojit Marihuanë, bashkë me qindra qese të vogla të zbrazëta për paketim, një sasi bari për të cilën dyshohet se është narkotik i Ilojit Marihuanë, me peshë totale 2,2 gramë, një peshore e vogël digjitale, një kavanoz me narkotik për të cilën dyshohet se është narkotik i llojit Marihuanë, me peshë të përgjithshme 21,5 gramë dhe një qese bari për të cilën dyshohet se është narkotik i llojit Marihuanë, me peshë të përgjithshme 1,6 gram.
Policia e Kosovës përkatësisht hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotië në koordinim me prokurorinë më 25 mars, kanë zbatuar operacionin policor anti - drogë të koduar me emrin “Delivery”.
Ky operacion ka vë në pranga katër persona të dyshuar për trafikim me narkotikë, dhe një për krime kibernetike.
Gjithashtu, Prokuroria ka kërkuar paraburgim edhe për të dyshuarin e pestë për krime kibernetike, meqë sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar se nëse i dyshuari lirohet, mund të arratiset dhe të braktis territorin e Republikës së Kosovës.