Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në Prishtinë ka arrestuar një person, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Danimarkës për veprën penale “vrasje”.
“Sot, më 23.03.2026, në Prishtinë, Policia e Kosovës, pas një pune operative në terren, përkatësisht njësia ‘FAST Kosova’, në bashkëpunim me njësitë policore të rendit publik dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), ka realizuar me sukses arrestimin e një shtetasi të huaj të kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare për veprën penale ‘vrasje’. Arrestimi është kryer në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar (Red Notice), të lëshuar nga autoritetet e INTERPOL-it të Danimarkës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti thuhet se është duke u trajtuar në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa autoritetet kompetente janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore në përputhje me procedurat në fuqi.
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje që po kërkohej nga Danimarka
-
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje në tentativë
-
Arrestohet një shtetas turk që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
-
Dy persona arrestohen për tentim-vrasjeje në Prishtinë