Katër persona janë lënduar në një aksident mes dy veturave në mesnatë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka njoftuar se të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor. Në aksident u përfshi një veturë e Policisë së Kosovës dhe një taksi.
“Rreth orës 00:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Xhevë Lladrovci’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka njoftuar Pllana.
Artikuj të ngjashëm
-
Pesë të lënduar nga një aksident në Besi të Prishtinës
-
Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në “Muharrem Fejza” të Prishtinës
-
Një këmbësor goditet nga vetura pranë objektit të Policisë në Prishtinë
-
Tre të lënduar nga aksidenti në Prishtinë
-
Aksident mes autobusit e një veture në Prishtinë, katër të lënduar