Kronikë

Katër shtetas turq arrestohen në Fushë-Kosovë për posedim dhe shitje të narkotikëve

arrestim - pranga

Të paktën katër shtetas turq janë arrestuar gjatë mbrëmjes të së martës në Fushë-Kosovë. 

Policia ka njoftuar se arrestimi i tyre u bë nën dyshimin për blerje, posedim, shërpndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.  

“Gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 1482 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 590€, 8 telefona mobilë, një automjet (fugon), një lap-top, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.