Kronikë

Kapet një sasi e armatimit në shtëpinë e një 70-vjeçari në Ferizaj

armatim

Një 70-vjeçar në Ferizaj është shoqëruar në Polici për dy vepra penale, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion”.

Sipas njoftimit për media, gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 8 armë të gjata dhe 3 pistoleta pa leje, të cilat ishin të vendosura në dhoma të ndryshme të shtëpisë dhe në një depo të improvizuar që përdorej për modifikimin e armëve. Po ashtu, janë gjetur pjesë të ndryshme për armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj për procedura të intervistimit, ndërsa për veprimet e mëtutjeshme do të njoftoheni me raport shtesë.