Ekipi për Gjurmimin e Personave me Fletarrest Vendor dhe Ndërkombëtar, nga Policia e Kosovës, ka realizuar një operacion nga i cili ka arrestuar një të kërkuar për trafikim narkotikësh.
Personi i ndaluar ishte i kërkuar nga Gjermania për vepra penale që ndërlidhen me trafikimin e narkotikëve.
“Gjatë legjitimimit, i njëjti ka paraqitur dokumente identifikimi të huaja me të dhëna që dyshohet se i përkasin një personi tjetër”, njoftoi Policia.
Personi i arrestuar është dërguar në Qendrën e Ndalimit për procedura të mëtejme ligjore.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia e Kosovës arreston një person, po kërkohej ndërkombëtarisht nga Gjermania
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje
-
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për grabitje
-
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje në tentativë
-
Arrestohet kosovari që po kërkohej nga INTERPOL-i