510 kilogramë mjaltë janë gjetur në dy automjete me targa serbe në fshatin Kokaj të Gjilanit. Të gjitha ishin pa dokumente përcjellëse, e vlera e tyre është rreth 5,000 euro.
Policia e Kosovës ka thënë se ka pranuar informata se po bëhet kontrabandë e mallrave nga Serbia përmes rrugëve ilegale jashtë pikave të autorizuara kufitare. Pas informatave, Policia e Dogana kanë reaguar menjëherë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas pranimit të informatave dhe dyshimeve për kontrabandë të mallrave nga Serbia përmes rrugëve ilegale jashtë pikave të autorizuara kufitare, në fshatin Kokaj - komuna e Gjilanit janë ndaluar 2 automjete me targa serbe, me shofer shtetas serbë. Gjatë kontrollit të automjeteve në fjalë janë gjetur 20 kanta me rreth 510kg mjaltë për të cilat nuk kishte dokumente përcjellëse. Vlera e tregut është rreth 5000 euro”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Automjetet dhe mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.
