Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mbrëmjen e të shtunës kishte pranuar një informatë nga një qytetar, i cili ka treguar se gjatë riparimit të ulëses së veturës së tij në Kamenicë, janë gjetur dy paketime që dyshohet se janë me substancë narkotike.
Në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 1.8 kilogramë marihuanë dhe vetura u sekuestrua për kontroll të mëtejshëm.
Gjatë kontrollit të mëtejshëm në stacionin policor në Gjilan të dielën, në ulësen e përparme të pasagjerët janë gjetur edhe 1 kg e 873 gramë marihuanë.
Në total janë sekuestruar mbi 3.6 kg marihuanë.
“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personave të përfshirë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.