46-vjeçari nga Maqiteva e Suharekës, i kërkuar nga organet e rendit, është dorëzuar në Polici e Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar masën e paraburgimit.
Lidhur me këtë çështje, Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës më 16 shtator 2025 patën zhvilluar aksion, ku në një shtallë në Maqitevë ishte zbuluar dhe sekuestruar një sasi e madhe e substancës narkotike të llojit marihuanë - kanabis sativa, mbi gjysmë tonelate, saktësisht 512 kilogramë, në faza të ndryshme të përpunimit dhe tharjes.
“Gjatë aksionit janë sekuestruar: një granatëhedhës (mortajë), një raketë krahu, një pushkë gjuetie, fishekë të pushkës, një traktor me rimorkio, pajisje dhe vegla pune të përdorura për kultivim dhe përpunim, dy telefona celularë, si dhe prova të tjera materiale”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Po ashtu, prokuroria ka lëshuar urdhër të përkohshëm për sekuestrimin/ngrirjen e dy parcelave me sipërfaqe prej 1963 m² dhe 1438 m², të cilat gjenden në fshatin Maqitevë.
Sipas prokurorisë, i pandehuri për një periudhë në pjesën malore të Maqitevës kishte kultivuar bimën kanabis sativa me qëllim prodhimin dhe përgatitjen për shitje të narkotikëve dhe shpërndarjen e kësaj substance në treg.

Me këto veprime, i njëjti akuzohet për tri vepra penale: “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

-
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje në Suharekë
-
Katër të arrestuar në aksionin në Prishtinë e Ferizaj, sekuestrohen 60kg marihuanë
-
Bastisen disa lokacione në Prizren për kultivim të bimëve narkotike, dy të arrestuar
-
Sekuestrohen rreth 7 kg marihuanë në Merdar, arrestohet një person
-
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë