Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve të Stacionit Policor në Drenas, pasi dyshohet se ata neglizhuan realizimin e detyrave të tyre në lidhje me vrasjen në Fushticë të Poshtme të Drenasit që ndodhi gjatë së shtunës.
“Nga të dhënat e mbledhura deri më tani gjatë hetimeve të IPK-së dyshohet se zyrtarët policorë kanë treguar neglizhencë gjatë realizimit të detyrës zyrtare dhe ndërmarrjes së veprimeve lidhur me një vrasje që është raportuar dje në orët e pasdites në fshatin Fushticë e Poshtme të Drenasit”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje thuhet se rekomandimi për suspendimin e zyrtarëve në fjalë ka të bëjë me “ruajtjen e integritetit të procesit hetimor dhe parandalimit të ndonjë ndikimi të mundshëm në prova apo dëshmitarë”.