Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arapaj të Durrësit, ku një përplasje e momentit mes dy personave para disa ditësh ka përfunduar me vdekje një ditë pas sulmit fizik.
Policia ka ndaluar L. Ç., i cili akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas hetimeve, i riu dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grusht 52-vjeçarin S.F. më 9 nëntor, pasi viktima në gjendje të dehur ka ngacmuar me fjalë vëllain e sëmurë të të dyshuarit.
Si pasojë e goditjes, viktima ka rënë me kokë në tokë, duke marrë dëmtime të rënda, raportoi TCH.
Pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë fillimisht në vend dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, 52-vjeçari ka vdekur më 10 nëntor në Spitalin e Traumës.
Pas konstatimit të vdekjes, Policia e Durrësit ndaloi të dyshuarin, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.