Kronikë

I mituri lëndohet në aksidentin mes motoçikletës dhe veturës në Pejë

Aksident me motoçikletë

Foto ilustrim

Një i mitur ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të martën mes një motoçiklete dhe një veture në Pejë. 

Policia ka njoftuar se i mituri, që po voziste motoçikletën, është dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën “Bill Klinton” në këtë komunë.

“Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e aksidentit motoçiklisti (i mitur) ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor, ndërsa me rastin janë duke u marrë njësia e trafikut”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.