Njësia e KFOR-it ka vërejtur futjen e tri veturave dhe të një furgoni në territorin e Kosovës nga Serbia të martën, derisa kur njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, tre prej shoferëve i kanë lënë automjetet në rrugë dhe kanë ikur.
Policia njoftoi në raportin 24-orësh se njëri shofer është arrestuar në fshatin Bube të Zubin-Potokut, e gjatë kontrollit është vërejtur se automjetet kanë qenë të ngarkuara me dele, dhe pije alkoolike e joalkoolike.
Rasti është iniciuar si “kontrabandë me mallra”.
“Njësia e KFOR-it gjatë patrullimit ka vërejtur 3 vetura dhe një furgon që dyshohet se janë futur në Kosovë nga territori i Serbisë. Njësia policore i është përgjigjur rastit ku drejtuesit e tri automjeteve kanë ikur duke i lënë automjetet në rrugë, ndërsa njëri nga drejtuesit, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar. Gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se të njëjtat kanë qenë të ngarkuara me dele si dhe pije alkoolit dhe jo-alkoolike. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti”, thuhet në njoftimin policor.
-
Arrestohet një person për kontrabandim të 30 deleve nga Serbia
-
Kaloi kufirin ilegalisht nga Serbia, shtetasit të huaj i konfiskohet vetura
-
Dy shtetas të huaj ndalohen në Zubin-Potok për hyrje ilegale në Kosovë
-
Dyshohet për kontrabandë me kafshë në Ferizaj, zbulohen mbi 100 dele të paregjistruara
-
Ndalohet pasi hyri ilegalisht në Kosovë