Një 52-vjeçar ka humbur jetën si pasojë i lëndimeve të marra pas një vetaksidenti në fshatin Shirokë të Suharekës, paraditen e sotme. Viktima ishte drejtues i automjetit dhe banues i fshatit Shirokë.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Në aksident është përfshirë automjeti që drejtohej nga B.U., mashkull rreth 52 vjeç, banues në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës. Si pasojë e vetaksidentit, drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti ka pranuar trajtim mjekësor, mirëpo nuk ka arritur t'u mbijetojë lëndimeve të pësuara. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar”, ka njoftuar Bytyqi.
Njësitet kompetente policore, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
-
Vdiq një person pasi ra nga një pemë në Suharekë, një tjetër u gjet i vdekur në Shtime
-
Vdiq një person në Gjakovë pas një vetaksidenti me kamion
-
Policia po e heton vdekjen e një burri në Suharekë, u dërgua në QKMF pa shenja jete
-
Vdiq një 58-vjeçar pas aksidentit në Dobërdelan të Suharekës
-
Një person vdiq në vetaksident në rrugën Bresje – Fushë-Kosovë