Kronikë

Goditet për vdekje nga kamioni një 85-vjeçar në Pejë

Shiriti i policise

Një kalimtar është goditur për vdekje nga një kamion në Pejë të premten.

Shoferi i kamionit është dorëzuar në stacionin policor.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 9:40, kur një kamion me rimorkio ka goditur për vdekje një kalimtar të moshës 85 vjeç në lagjen Dardani. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka njoftuar Policia për KOHËN.

Viktima ishte në karrocë për persona me aftësi të kufizuara.