Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Goditen dy këmbësorë nga veturat në Prishtinë

pk

Ilustrim

Dy këmbësorë janë goditur nga vetura në dy raste të ndara në Prishtinë. 

Sipas Policisë, një shofer në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari” ka goditur viktimën, i cili ka pësuar lëndime. 

“Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Kurse, në rrugën “Fehmi Agani” një shofer tjetër ka goditur një këmbësor. 

“Raportohet se drejtuesi mashkull kosovar, derisa ka qenë duke drejtuar veturën me targa lokale, ka goditur këmbësorin. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”.