Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjobitet shoferi në Prishtinë pas publikimit të vozitjes së tij të rrezikshme në rrjete sociale

Vozitje e rrezikshme ne Prishtine

Një shofer në Prishtinë është gjobitur me 150 euro dhe i është hequr një pikë, pasi videoja e tij duke bërë vozitje të rrezikshme te “Rrethi me Flamur” ka qarkulluar në rrjete sociale. 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po vazhdon angazhimet për të rritur sigurinë në trafik. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Policia e Rajonit të Prishtinës po vazhdon angazhimet policore për ngritjen e sigurisë në trafik Përveç planeve policia ka pranuar denoncime nga qytetarët/mediat për shkelje të ndryshme nga ngasës të automjeteve në trafik. Pjesë e punës së zyrtarëve të njësitit të trafikut ka qenë edhe identifikimi dhe gjobitja e tyre. Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të  vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.