Një 18-vjeçar është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj pasi duke mos u ndalur ndaj shenjës së policit, shkakton aksident trafiku.
Policia ka njoftuar se policët i kanë dhënë shenjë për t’u ndalur, por shoferi nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi të madhe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë përcjelljes policore, në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’, i dyshuari ka shkaktuar një aksident trafiku duke goditur dhe dëmtuar objektin e një furre buke”, njoftoi PK-ja.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe i janë shqiptuar gjoba kundërvajtëse për mosrespektim të shenjës “stop” të policit dhe drejtim të automjetit pa e fituar të drejtën për patentë shofer.