Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë

Shiriti i policise

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e së premtes në Prishtinë, ka njoftuar Policia në raportin e saj 24-orësh.

Rasti është raportuar më 20 qershor, rreth orës 07:32.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Viktima është një mashkull kosovar, dhe sipas dyshimeve të para, ai ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese të pabanuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të policisë, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.