Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur në lumin Erenik, në fshatin Rripaj të Gjakovës. Rasti ishte raportuar nga një dëshmitar pasditen e së shtunës.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme deri në ardhjen e njësisë së deminimit të FSK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMjeti është tërhequr pa ndonjë incident.
“Nga një dëshmitar është raportuar se në lumin Erenik gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes. Njësia policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e FSK-së dhe e ka tërhequr mjetin pa ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.