Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të mërkurën në Ferizaj, gjatë disa punimeve që po kryente një qytetar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi – një mashkull kosovar – ka hasur në mjetin e dyshuar teksa ishte duke kryer gërmime. Pas raportimit të rastit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e kanë siguruar perimetrin.
Më pas, njësiti për deminim i KFOR-it në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë ndërhyrë dhe kanë tërhequr mjetin nga vendi i ngjarjes pa incidente.