Policia belge duke mos specifikuar numrin ka njoftuar se një numër njerëzish kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në një bllok apartamentesh 10-katëshe në Antwerp.
Tymi i dendur u pa duke u ngritur nga kati i tetë i ndërtesës në lagjen Linkeroever, pasi zjarri shpërtheu pak para orës 10:00 të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë video dramatike tregoi një burrë që ngjitej nga ballkoni i tij përmes dritares së një fqinji për t'i shpëtuar tymit të zi, shkruan Reuters.
Policia tha se më shumë se 200 njerëz jetojnë në bllok.
Banori Geert Dewulf i tha televizionit publik belg se si tymi i dendur e kishte penguar të dilte nga apartamenti i tij.
"Ne u bllokuam në apartamentin tonë dhe pritëm në ballkon. Brigada e zjarrfikësve erdhi të na shpëtonte nga ballkoni rreth 10 minuta më vonë me shkallët e tyre."