Një burrë është gjetur i vdekur brena një veture në fshatin Sllatinë.
Për këtë rast policia është njoftuar mëngjesin e së hënës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka bërë të ditur se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se mjekët emergjentë kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, thuhet në përgjigjen e Policisë.