Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Bjeshkët e Rugovës

Policia e Kosovës

Një person është gjetur i vdekur pasditen e së shtunës në fshatin Shkrel të Pejës, afër Bjeshkëve të Rugovës.

Policia ka thënë se informacionin për një trup të pajetë në pyll e kanë marrë nga një qytetar.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet e hetimit, ku do të përcaktohet shkaku i vdekjes.

"Posa të kemi informacione të tjera do t'iu përcjellim", ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.