Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor nën dyshimin për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Ai dyshohet që për përfitime financiare ia mundësoi një qytetari serb të hyjë në Kosovë ndonëse atij i ishte ndaluar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.
Ngjarja ndodhi në pikën kufitare në Vërmicë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të 'Marrje ryshfeti'. Në bazë të hetimeve fillestare ekziston dyshimi se zyrtari policor gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare sot në Stacionin e Policisë Kufitare në Vërmicë, për përfitim financiar i ka mundësuar një qytetari të Republikës së Serbisë hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës, ndonëse këtij qytetari paraprakisht i ishte ndaluar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Zyrtari policor por edhe qytetari serb për veprën penale “Dhënie e ryshfetit” janë arrestuar dhe iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.