Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një burri në Podujevë që thuhet se është gjetur pa shenja jete të enjte në Podujevë.
Në raportin policor thuhet se ai ka pasur në fytyrë plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe pranë tij në vendin e ngjarjes, përveç një pistolete, janë gjetur edhe një thikë dhe mjete për pastrimin e armës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në dysheme pa shenja jete ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Viktima kishte plagë në fytyrë që dyshohet se ishin shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes janë në afërsi të viktimës janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një mjet i mprehtë (thikë), një karikator me një fishekë në të, një gëzhojë, disa mjete për pastrimin e armës si dhe një palë syze të dëmtuara”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, thuhet se është gjetur edhe një armë që dyshohet të jetë jofunksionale si dhe 11 fishekë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.