Policia e Kosovës është duke e hetuar vdekjen e një burri në fshatin Shillovë të Gjilanit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës ai është gjetur pasi që dëshmitarët kanë raportuar se nuk e kanë parë të ketë dalë nga shtëpia për tri ditë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Policia është njoftuar nga dëshmitarët se një mashkull kosovar nuk e kanë parë të ketë dalë nga shtëpia për tri ditë. Me vendim të prokurorit është hapur me forcë dera e shtëpisë ku viktima është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori si dhe ekipi i zjarrfikësve që kanë asistuar për tërheqjen e trupit pasi ishte dekompozuar”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti thuhet se është nën hetime.