Një grua është gjetur pa shenja jete në Gjilan.
Sipas njoftimit nga Policia, pas marrjes së informatës kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur pa shenja jete viktimën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.