Kronikë

Gjenden uniforma e mjete ushtarake, i përkasin një personi që kërkohet për rastin “Banjska”

arme-municion

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut kanë gjetur serish uniforma ushtarake, antiplumbë, karikatorë të armës së gjatë AK-47 me municion si dhe mjete tjera ushtarake. 

Ato dyshohet se i përkasin një peroni që është në kërkim për rastin “Banjska”.

“Nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkasin një personi të dyshimtë i cili tashmë është në kërkim për rastin ‘Banjska’”, thuhet në njoftim.

Mjetet ushtarake janë gjetur në një rimorkio të enjten në mëngjes. 

“Më datën 18.09.2025  rreth orës 09:45 njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zveqan kanë hasur në një rimorkio ku pas kontrollit kishin hasur ne dy thasë me uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe paisje tjera ushtarake”, thuhet në njoftimimin e Policisë.

Mjetet e dyshimta të cilat janë konfiskuar janë si ne vijim: 1 Uniformë ushtarake kamufluese, 5 karikator me 132 fishek të armës AK-47, 5 fatrolla për mbajtje te karikatorëve në gjoks, 4 pale pantallona ushtrak, 4 jakne ushtarake, 3 fotrolla të radiolidhjeve, 1 antiplumb, 2 rripa brezi ushtarak, 1 jelek taktik, 1 çantë taktike, 1 helmetë e gjelbër, 1 kapelë dhe  1 dritë rrotative”, shtohet në njoftim.

Ne vendin e ngjarjes thuhet se kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore. Të gjitha veprimet e ndërmarra thuhet se i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’.

Sveçla: Mjete ushtarake u gjetën në pronën e “Gandit”, i dyshuar për vrasjen e Bunjakut

2 o. më parë / 18 sht 2025 14:42
veri-mjete ushtarake

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla ka shkruar se uniformat e mjetet ushtarake që u konfiskuan të enjten në veri, ishin pronë e Nemanja Radivojeviq – i njohur si “Gandi”. 

Ai ka thënë se ai është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës që i mori jetën e rreshterit të policisë Afrim Bunjaku, më 24 shtator 2023 në Banjskë.

Sveçka ka theksuar se për aq kohë sa Serbia refuzon t’i dorëzojë këta persona, “ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për Republikën tonë”. 

“Pajisjet e gjetura sot janë dëshmi të qarta se ky grup kriminal, i dirigjuar nga Serbia, ka bërë përgatitje të gjata dhe nuk ka hequr dorë kurrë nga përpjekjet për të cenuar rendin juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës. Por shteti ynë, institucionet tona të sigurisë, janë më të shtrira e më të forta se kurrë në këtë pjesë të vendit dhe nuk do të tolerojnë as edhe një grimcë të këtyre elementeve kriminale e terroriste të cenojnë Kosovën”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

VIDEO: