Policia e Kosovës ka thënë se ka gjetur dy granata dore të tjera afër parkut të qytetit të Prizrenit pasi një granatë u gjet më 4 dhjetor dhe një person u arrestua.
Njësitë për deminim kanë tërhequr granatat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në vazhdën e hetimeve lidhur me rastin, policia pas pranimit të informatave, më 05.12.2024 njësia e hetuesisë bashkë me njësitë për deminim të PK-së në afërsi të parkut të qytetit kanë gjetur dhe tërhequr dy granata dore që dyshohet se janë të personit të dyshuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.