Kronikë

FSK-ja ndihmon në përpjekjet për nxjerrjen e personit që ra në bunar në Pejë

Foto: Driton Paçarada / KD

Njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës po ndihmojnë në përpjekjet për ta nxjerrë personin që ka rënë në bunar në Lybeniq të Pejës. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se në operacionin për shpëtim të personit është përfshirë edhe FSK-ja, por ende nuk ka rezultate.

Në vendngjarje janë edhe policia dhe zjarrfikësit që nga pasditja kur është raportuar rasti pas orës 14:00.

Gashi ka njoftuar se personi ka rënë derisa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e bunarit, në afërsi të varrezave të fshatit.

Lexo përditësimet tjera
Policia

Një burrë bie në gropën ku po hapej bunari në Pejë, ende s’dihet për gjendjen e tij

Një person ka rënë në një gropë ku po hapej një bunar në Lypeniq të Pejës.Zëdhënësi...