Kronikë

Ndëshkohen katër shoferë në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë

Tejkalim i shpejtesise

Katër shoferë janë ndëshkuar në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë, ndaj tyre është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative si dhe heqje e patentë shoferit për 3 muaj.

Tejkalimi i shpejtësisë është bërë në një zonë me kufizim prej 50 km/h.

“Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, gjatë kontrolleve të realizuara në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka identifikuar dhe ndëshkuar katër shoferë për tejkalim të shpejtësisë në një zonë me kufizim prej 50 km/h. B.S. (34 vjeç), me veturën Audi A4, ngjyrë hiri, me targa vendore, është ndaluar me shpejtësi 103 km/h. D.L. (33 vjeç), me veturën VË Golf, ngjyrë hiri, me targa vendore, është ndaluar me shpejtësi 87 km/h. B.K. (35 vjeç), me veturën Land Rover, ngjyrë e zezë, me targa vendore, është ndaluar me shpejtësi 83 km/h. Q.V. (37 vjeçe), me veturën Audi A4, ngjyrë hiri, me targa vendore, është ndaluar me shpejtësi 83 km/h”, thuhet në njoftimin e policisë.